INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit! Përgatituni për surpriza nesër, shihni si do jenë temperaturat dhe moti! [FOTO]

Kapriçot e motit! Përgatituni për surpriza nesër, shihni si do jenë temperaturat dhe moti! [FOTO]

Publikuar më: 18:58 25-07-2018

Të enjten pritet një rritje e lehtë e temperaturave por sërish do të ketë reshje shiu. Reshjet do jenë prezente në orët e mesditës por, kryesisht me intensitet të ulët.

Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sërish mesdita fuqizon vranësirat në vend duke sjellë shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit por rrebeshe të përkohshme shiu do ketë ekstremi Verior si edhe zonat Qendrore dhe Juglindore deri në mbrëmje kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet mbi 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 ballë.

kor.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.00325608253479