INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kapitull i ri për Lady Gaga, Këngëtarja dhe Michael Polansky mirëpresin fëmijën e tyre të parë

Kapitull i ri për Lady Gaga, Këngëtarja dhe Michael Polansky mirëpresin fëmijën e tyre të parë

Publikuar më: 17:21 13-09-2026

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me të fejuarin e saj, Michael Polansky. Sipas raportimeve detajet, përfshirë emrin, gjininë apo datën e lindjes së foshnjës, nuk janë zbuluar ende.

Lajmi se dyshja janë bërë prindër u konfirmua me datë 11 shtator. Çifti u lidh për herë të parë në fillim të vitit 2020, ndërkohë po në këtë vit bënë publike marrëdhënien e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Këngëtarja kishte konfirmuar më parë fejesën e saj me sipërmarrësin teknologjik në korrik të vitit 2024.

Ajo ka folur shpesh në të kaluarën për dëshirën e saj për të krijuar një familje. Në tetor 2025, ajo u shfaq në *The Late Show with Stephen Colbert* dhe tërhoqi vëmendjen duke deklaruar se mëmësia do të ishte \"roli i saj kryesor i radhës\".