INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet me 3.5 kg kokainë në baterinë e makinës, arrestohet në Kakavijë 46-vjeçari

Kapet me 3.5 kg kokainë në baterinë e makinës, arrestohet në Kakavijë 46-vjeçari

Publikuar më: 10:58 31-10-2018

Goditet  një tjetër tentativë për trafik  të kokainës drejt Greqisë. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve tëPolicisë Kufitare  Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin  Selim Lazaj, 46 vjeç, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër. Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762