INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet grupi i prostitucionit, fejoheshin me vajzat shqiptare dhe i shfrytëzonin

Kapet grupi i prostitucionit, fejoheshin me vajzat shqiptare dhe i shfrytëzonin

Publikuar më: 14:56 20-06-2017

Policia Italiane ka shkatërruar grupin e prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë, operacion i cili u finalizua me 7 të arrestuar.
Sipas policisë ky grup rekrutonin vajzat duke i gënjyer se do fejoheshin me to dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Policia fqinje arrestoi Indrit Arapin, 34 vjeç, që ishte dhe “bosi” i bandës si dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Gentjan Hoxha, 45 vjeç. Arapi është dënuar me 4 vite e një muaj burg, ndërsa Hoxha me 3 vite e 8 muaj burg.

Sipas mediave italiane, vajzat rriheshin barbarisht dhe si pasojë prostituta me orgjinë shqiptare është detyruar të bëjë denoncimin në polici. Pas akteve seksuale, klientëve u ofroheshin edhe doza kokaine.

Të paktën 7 apartamente janë zbuluar ku ushtrohej aktivitetin nga viktimat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494