INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen impulse misterioze nga një galaksi e largët

Kapen impulse misterioze nga një galaksi e largët

Publikuar më: 16:29 12-01-2019

Vijon të shkaktojnë kuriozitet ajo çka ndodh në galaksinë tonë. Dhe sa herë flitet për gjëra të panjohura mendja na shkon tek alienët apo qënie jashtëtokësore. Impulse të shkurtra në radio, që zgjasin me mijëra sekonda sekonda kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur shpresat e një jete jashtë-tokësore.

“Këto sinjale anormale sugjerojnë se mund të ketë diçka atje”, tha Ingrid Stairs, astro-fizikane në Universitetin e “British Columbia”. Në fakt, është vetëm hera e dytë në historinë e astronomisë që sinjale të ngjashme janë kapur.

Impulset e regjistruara teleskopi i ri kanadez, vijnë nga një galaksi e largët prej një miliard vite dritë.

Sinjalet e këtij lloji, të quajtur “Fast Radio Burst”, janë shumë të pazakonta. Në fakt, ato janë emisione ose radio-flash që shpesh vijnë nga universi i largët dhe mendohet të shkaktohen nga ngjarje të dhunshme siç janë vrimat e zeza.

Gjatë dhjetëra viteve shumë pak janë kapur, ndërsa teleskopi i ri Chime, në veprim që nga viti i kaluar, tashmë ka regjistruar trembëdhjetë të tilla.Astronomët nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë natyrën dhe origjinën e impulseve.Por, para se të flasim për jetën jashtëtokësore, shkencëtarët janë të prirur të theksojnë se sinjalet mund të vijnë edhe nga një yll i neutroneve, një nga hipotezat më të besueshme tani për tani.

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086