INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West “pushton” tregun, hap 21 dyqane

Kanye West “pushton” tregun, hap 21 dyqane "Pablo" në gjithë botën [FOTO]

Publikuar më: 20:55 19-08-2016

Pasi ka konfirmuar shfaqjen e tij të ardhshme në javën e modës në Neë York, Kanye West vjen edhe me një surprizë tjetër. Reperi u dha shumë njerëzve me videon “Famous” dhe tash është duke planifikuar diçka shumë të madhe për këtë fundjavë, e me siguri fansat e tij më të zjarrë në gjithë botën, do kënaqen. West bëri me dije se ai do të hapë 21 dyqane “Pablo” në gjithë botën, të cilat do të shesin vetëm një gjë: produktet e Kanye West!

E veçanta është se dyqanet do të jenë të hapura vetëm në fundjavë, e çuditshme por me siguri Kanye ka dëshirë të shikojë rradhët e gjata të njerëzvë që duan të blejnë mallrat e tij.

West postoi në Twitter një hartë me pika të kuqe, të cilat tregojnë vendet se ku do të hapen dyqanet. 13 të tillë do të jenë në qytetet e mëdha të SHBA-së, ndërsa të tjetërt në Toronto, Londër, Berlin, Amsterdam, Singapor, Sydeny, Melbourne dhe Cape Town. 

Article Logic
Execution time: 0.0019118785858154