INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West në krizë, ky person i njohur i bën ofertën “e çmendur”: Të jap 10 mln $ të kaloj një natë me Kim K…

Kanye West në krizë, ky person i njohur i bën ofertën “e çmendur”: Të jap 10 mln $ të kaloj një natë me Kim K…

Publikuar më: 18:33 15-01-2021

Reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar se ka hyrë në një krizë të madhe ekonomike dhe ka kërkuar ndihmë. Ai ka treguar se është në një borxh prej 53 milion dollarësh dhe u shpreh se do të pranonte çdo ndihmë nga miliarderë të tjerë, raporton “World News Daily Report”.

West kërkoi 1 milion dollarë nga Mark Zuckerberg për të vazhduar punën e tij në art. Ndërkohë, një tjetër miliarder i është ofruar për ndihmë, por me një kusht.

Princi Saudit Mohammed është shprehur se do t’i japë reperit 10 milion dollarë nëse ai do t’i lërë për një natë partneren (në divorc e sipër), Kim Kardashian.

“Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”,- tha princi.

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

 kim-kardashian-kanye-west-princi-saudit-4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729