INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West ia merr 'për një qime' Michael Jackson [VIDEO]

Kanye West ia merr 'për një qime' Michael Jackson [VIDEO]

Publikuar më: 10:26 09-08-2016

Eshtë zyrtare, Kanye West sapo ka mundur Michael Jackson.

Një raportim i fundit i Billboard bën me dije se reperi numëron tashmë, gjithsej në karrierën e tij, plot 40 këngë ne Top 40-shen amerikane, ndërkohë që ish mbreti i pop-it ka 39. Ajo e cila i ka dhënë West këtë satisfaksion ka qenë bashkëpunimi me artistin Schoolboy Q në këngën "That Part", e cila nga vendi i 42-të ka kaluar në vend të 40-të. Ndonëse mund të ketë mposhtur idhullin e tij, Kanye ka ende rrugë të gjatë për të qenë i pari në listën e artistëve meshkuj sikundër aktualisht atë e kryeson legjenda Elvis Presley me 80 këngë të tij të klasifikuara në top 40-she. Emra të tjerë që vijojnë listën mbi Kanye West janë Lil Wayne (69), Elton John (57) dhe Drake (53)!

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586