INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West dhe Apple shkojnë 'kokë më kokë' këtë të Premte në betejën e shitjeve!

Kanye West dhe Apple shkojnë 'kokë më kokë' këtë të Premte në betejën e shitjeve!

Publikuar më: 13:45 23-09-2018

Siç dihet, Apple në eventin e saj special më 12 Shtator prezantoi disa nga produktet e saj më të reja, ku më së shumti ra në sy prezantimi i Iphone X dhe XS. Gjithashtu kompania njoftoi se produktet do të hidheshin në shitje nga data 28 Shtator. Por, një tjetër emër i njohur i botës së Showbizz-it Kanye West njoftoi para pak ditësh se dhe ai më 28 Shtator do të hidhte në treg linjën e tij të këpucëve Adidas Yeezy Boost 350 V2, e cila do të jetë hedhja e parë massive në treg e artistit, mbas produkteve të shitura në mënyrë të kufizuar.
Duket se do të kemi një betejë interesante në vijim, ku patjetër numri i shitjeve do të ketë rëndësinë e vet, pasi po përballen dy ‘gjigandë’ të marketingut botëror, ku nga njëria anë qëndron një artist dhe nga ana tjetër një kompani prestigjioze teknologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479