INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kantautori amerikan, Bob Dylan fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

Kantautori amerikan, Bob Dylan fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

Publikuar më: 13:28 13-10-2016

Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dylan mori sot çmimin Nobel për Letërsinë. Dylan u vlerësua me çmimin Nobel në letërsi, për krijimin e shprehive të reja poetike.

Bob Dylan është një këngëtar-kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan. Ai vlerësohet si njeriu që ka ndikuar në muzikën popullore dhe kulturën botërore për më shumë se pesë dekada.

Legjenda 75-vjeçare e rokut mori çmimin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.

Dylan ka lindur në vitin 1941 dhe filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1959, duke luajtur në shtëpitë-kafene në Minesota.

Pjesa më e madhe e punës së tij të çmuar daton në vitet 1960.

Këngët si “Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u bënë himne të antiluftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile.

Article Logic
Execution time: 0.0046138763427734