INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanosje ndaj gjyqtarit, Prokuroria nis procedim penal për Saimir Tahirin

Kanosje ndaj gjyqtarit, Prokuroria nis procedim penal për Saimir Tahirin

Publikuar më: 13:42 20-06-2016

Nuk është mbyllur ende çështja e “pezullimit nga detyra”, që gjyqtari Arjan Aliaj kërkoi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Përkundrazi. Kjo çështje po hap dhe proçese të tjera gjyqsore.
Saimir Tahiri është vënën nën akuzë. Është Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka regjistruar një procedimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Veprimet e organit të akuzës ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga KLD, për intimidim të gjyqtarit Aliaj nga Ministri i Brendshëm. Mësohet se kallëzimi është regjistruar për veprën penale të kanosjes ndaj gjyqtarit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi ta kallëzojë penalisht ministrin pas akuzave që ai adresoi publikisht ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, në lidhje me vendimin e tij për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Ishte prokuroria që kërkoi pezullimin e Çakos, pasi e akuzoi atë për "shpërdorim detyre" në lidhje me hetimet për skandalin e përgjimeve. Por ndërkohë, Apeli e ktheu në detyrë kreun e policisë së shtetit disa ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0024561882019043