INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanosin me armë 26 vjeçarin, arrestohen dy të rinj

Kanosin me armë 26 vjeçarin, arrestohen dy të rinj

Publikuar më: 09:35 17-05-2016

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e kanosjes me armë zjarri të një personi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martes, ndërsa policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë Eneo Bubullima 27 vjeç dhe File Avdiraj 27 vjeçe.
Mësohet se policia është sinjalizuar se po ndodh një konflikt në një lokal në lagjen “1 Maj” në Levan dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia ka kapur në flagrancë shtetasen File Avdiraj duke fshehur armën tip pistoletë me të cilën shtetasi Eneo Bubullima, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin me iniciale R.M, 26 vjeç, banues në fshatin Levan.
Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me 6 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215