INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanë të drejtë! Nuk do ta besoni çfarë shkruan revista prestigjoze amerikane për këngëtaren shqiptare [FOTO]

Kanë të drejtë! Nuk do ta besoni çfarë shkruan revista prestigjoze amerikane për këngëtaren shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 18:50 13-10-2017

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe së fundmi po bën namin me këngën “Neë Rules” me të cilën numëron mbi 383 milion klikime. Bëhet fjalë për Dua Lipa e cila ishte e përzgjedhura e revistës prestigjoze “Time” e cila i ka dedikuar një artikull këngëtares shqiptare.

Ajo ka folur për raportet e saj me Kosovën, ku u shpreh se periudha në të cilën jetoi në Prishtinë, e bëri të kuptojë se sa shumë e do këtë vend.

Në moshën 11-vjeçare, bashkë me familjen ata lëvizën nga Britania sërish në Kosovë duke lënë pas dore ëndrrat. Ajo hyri në botën e muzikës vetëm katër vite më pas, teksa regjistronte kovera pafund në Youtube. Time e cilëson Duan si një nga zërat e rinj më të fuqishëm të Pop-it që prej hitit “Be the one” në vitin 2015.

E më pas me “BloW your mind” e “Idgaf” ajo përcjell mesazhe të forta për vajzat. Hap pas hapi, Lipa krijoi fansat e vetë dhe ka një album muzikor në treg që prej muajit qershor. Ajo ka performuar në festivalet e rëndësishëm të Glastonburry si edhe vijon turneun me Bruno Mars. Revista nxjerr edhe anën aktiviste të këngëtares së re, aktet e saj të bamirësisë për veprimtari artistike për fëmijët në Kosovë, përfshirjen në çështjet mbi të drejtat e grave. “Neë Rules” nga Dua Lipa u bë hiti i parë më i dëgjuar, i kënduar nga një femër në Britaninë e Madhe pas Adele.

Article Logic
Execution time: 0.0032949447631836