INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kanë konflikt interesi me njëri-tjetrin' Orinda u detyrua të zgjedhë mes Florit apo Elvanës [FOTO]

'Kanë konflikt interesi me njëri-tjetrin' Orinda u detyrua të zgjedhë mes Florit apo Elvanës [FOTO]

Publikuar më: 15:26 20-07-2019

Orinda Huta është një nga këngëtaret që rrëmbeu që në fillimet e karierrës së saj zemrat e publikut.

Duke u kthyer pas në retrospektivë Orinda ka treguar rreth ndodhive të saj në momentin kur vendosi që të niste karierrën muzikore dhe Flori Mumajesi ka qenë personi që I është gjendur pranë.

Pak më parë Huta është shprehur se familja nuk i kishte mundësitë financiare për një këngë dhe ishte Flori ai që i dha një mundësi të madhe.

Por së fundmi Orinda është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë. E ftuar në rubrikën “Kë zgjedh” në emisionin “Mirage”, moderatores i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”

ori.png

Article Logic
Execution time: 0.0018630027770996