INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanceri i mushkërive po vdes shqiptarët, OBSH, Shqipëria e dyta pas Hungarisë

Kanceri i mushkërive po vdes shqiptarët, OBSH, Shqipëria e dyta pas Hungarisë

Publikuar më: 15:35 31-05-2019

Kanceri po merr miliona jetë njerëzish. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se kanceri i mushkërive ishte më vdekjeprurësi gjatë 2018. Edhe Shqipëria ka të dhëna alarmante për humbjet e jetës si pasojë e kancerit në mushkëri. Sipas raportit, Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekje të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë, me 24.1% të vdekjeve. Në vend të parë qëndron Hungaria me 27%, ndërsa Greqia, Polonia e Danimarka kanë të njëtën shifër të vdekjeve prej kancerit të mushkërive, me 24%. 

Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” në 2017 kanë zënë 16.9 % të vdekjeve duke u renditur si grupi i dytë kryesor. Një vit më pas, në 2018 INSTAT raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret u rrit dhe më shumë 128.9 vdekje për 100 mijë banorë, me rritje 1.4% krahasuar me 2017-tën. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34.5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24.1 %. Shkaqet e rritjes gjithnjë e më shumë të vdekjeve prej kancerit janë niveli i lartë i ndotjes, stili i jetesës dhe ushqimet aspak të sigurta.
Tashmë është e vërifikuar se pija e duhanit është një nga faktorët kryesorë të kancerit në mushkëri. E sot në Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar për shkelësit e ligjit shumëfishim të masës së gjobës. Ajo sqaroi se nëse brenda një afatit 1 vjeçar subjektet përsërisin shkeljet gjoba do jetë 6-fish dhe akiviteti do të pezullohet. “Nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti”, tha Manastirliu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768