INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampionja shqiptare tregon si e nisi sportin, nga Shqipëria do të…[VIDEO]

Kampionja shqiptare tregon si e nisi sportin, nga Shqipëria do të…[VIDEO]

Publikuar më: 11:08 15-11-2018

Ping pongu në Shqipëri futet tek ata sporte që ka disa sportistë që arrijnë rezultate të larta  në garat kombëtare dhe ndërkombëtare por që nuk arrijnë të marrin mbështjete nga institucionet përkatëse. Liridona është një prej sportisteve kampione të këtij sporti. Në intervistën për emisionin Adrenalinë në IN Tv ajo na rrëfen për pasionin e saj rreth këtij sporti.

“Ishte mamaja ajo që më shtyu më shumë, që të realizoja një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë që nuk e kishte plotësuar dhe më pas filloj të më pëlqente shumë dhe vazhdova më tej”- tha sportistja për IN TV.

Edhe pse është në një moshë të re, Liridona ka 12 vjet që e praktikon ping pongun ku ka marrë shumë çmime si, vendi 3 në Ballkan, renditja ndër 10 sportistet më të mira në ping pong dhe së fundmi kampione për të rriturat në Shqipëri për vitin 2018.

E pyetur se nëse do kishte ndonjë mundësi për tu larguar nga Shqipëria a do ta bënte, Liridona u shpreh se: “Ping pongun do ta vazhdoj gjithmonë dhe asnjëher nuk do ta braktis qoftë këtu në Shqipëri apo jashtë saj”.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234