INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Kam qenë si mashkull’’, aktorja seksi, Olta Gixhari tregon adoleshencën e saj kur rrihte djemtë

‘’Kam qenë si mashkull’’, aktorja seksi, Olta Gixhari tregon adoleshencën e saj kur rrihte djemtë

Publikuar më: 18:24 10-02-2019

Olta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “E Diell” ku ka ndarë disa eksperienca shumë interesante nga adoleshenca dhe fëmijëria e saj.

Aktorja ka treguar se ndryshe nga sot, që është një nga femrat më tërheqëse në Shqipëri, kur ishte në gjimnaz dukej dhe sillej si nëj mashkull, madje arrinte deri aty sa të rrihte edhe djemtë:

“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë.”- është shprehur ajo.

Oltës nuk mund t’ja mohojmë natyrën e saj ekspresive dhe të folurin “pa dorashka”, por që të arrinte deri aty sa të rrihte dhe djemtë, na duket disi e vështirë për tu besuar.

021.jpgolta.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383