INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kam marrëdhënie të mirë me Kryemadhin''/ Vjen përgjigjja për Lefter Kokën: Je i vetëpërjashtuar

''Kam marrëdhënie të mirë me Kryemadhin''/ Vjen përgjigjja për Lefter Kokën: Je i vetëpërjashtuar

Publikuar më: 14:35 13-03-2019

Menjëherë pas deklaratave të Lefter Kokës se ka marrëdhënie të mirë me Kryemadhin, vjen edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në kuadrin e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari shprehet se Koka është i vetërefuzuar prej kohësh në mbledhjet e Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI-së.

Braimllari rendit edhe veprimet rebele të Kokës, ndërsa shkruan se LSI nuk do jetë peng i interesave private.

“Lefter po të sqaroj si Sekretar i Përgjithshëm se me veprimin tënd je i vetë-përjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI.

LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelët dhe të paguar prej parave të drogës.

Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije në parlament sot vendose të shkosh.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratore por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelet.

Kushdo në Shqipëri të përgjigjet përpara ligjit deri në fund për çdo abuzim apo përvetësim të parave të qytetarëve shqiptar”, shkruan ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779