INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kalvari i problemeve në shpërndarjen e librave[VIDEO]

Publikuar më: 15:50 25-08-2017

Në vendin tonë prej vitesh para fillimit të vitit shkollor prindërit e nxënësit e arsimit parauniversitar përballen me probleme në lidhje me shitjen e librave shkollorë. Prej vitesh moskoordinimi në kohë mes institucioneve të larta të arsimit me shtëpitë botuese apo dhe me drejtoritë e shkollave ka bërë që procesi i shpërndarjes së librave të zvaritet. Madje një vit më parë shkollat nisën dhe nxënësit shkuan me çanta bosh, pasi një pjesë e librave s’ishin gati për shkak të vonesave të tenderave. Nxënësit u pajisën me të gjitha librat pas javës së parë të shkollës. Një problem është se një pjesë e tyre shiten në shkolla e një pjesë tjetër nëpër librari të kontraktuara nga shkollat dhe botuesit e shpesh herë prindërit dhe nxënësit çorodten dhe nuk dinë ku të drejtohen. Po dhe vonesat në shpërndarjen e librave më pas shoqërohen dhe me rradhë të gjata e shumë prindër humbi kohën dhe ditën e punës.  Këtë vit problemet mund të dalin në pah në ditët në vijim, pasi sot u shënua i pari. Nuk është respektuar data që ka vendosur Ministria e Arsimit për të nisur shpërndarja e librit. Kjo ka mbase dhe një arsye, pasi në  këto tre muaj Ministria e Arsmit është drejtuar nga një ministre teknike e mungesa e koordinimit rrezikon të sjellë probleme sërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0025160312652588