INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kafshët në zhdukje! Shqipëria në zonën e kuqe [VIDEO]

Publikuar më: 11:06 09-05-2017

Mbrojtja e kafshëve në vendin tonë është në nivele të dobta. Madje renditemi në vendet me rrezikshmëri të lartë. Kjo duket dhe në hartën e publikuar nga The Economist, ku renditemi në zonën e kuqe. Ndër speciet më të rrezikuara janë Ariu i Murrmë, Rrëqebulli, Karabullaku i Vogël e nga to vetëm pak kanë mbetur, pasi shumë janë zhdukur.
Sipas raportit të fundit, kërcënimet vijnë nga humbja dhe degradimi i habitatëve, ndryshimet klimatike, ndotja dhe mbishfrytëzimi.
Në botë nga 152 vendet e marra në studim, më mirë në mbrojtje të specieve rendite Amerika, e ndjekur nga Kanadaja dhe në Europë vendet skandinave. Po kështu dhe shteti ynë fqinj Italia shënon një kujdes të mirë për mbrojtjen e faunës.
Ndërsa për sa i përket rajonit, vendi ynë paraqitet me keq sa i përket mbrojtjes së faunës, po në këto nivele është edhe Bosnja, Mali i Zi dhe Greqia. Ndryshe paraqite Maqedonia, Serbia dhe Kroacia. Sipas hartës së ‘The Economist’, këto tre shtete në Ballkan kanë treguar kujdes në lidhje me mbrojtjen e faunës.

fauna.png

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605