INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Xhelal Mziu: Në Kamëz votuan 9 % e qytetarëve, betejë juridike për farsën elektorale [VIDEO]

KafeIN/Xhelal Mziu: Në Kamëz votuan 9 % e qytetarëve, betejë juridike për farsën elektorale [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 01-07-2019

Për kryebashkiakun ende në detyrë në Kamëz Xhelal Mziu, qytetaret e Kamzës e braktisën procesin e 30 qershorit duke votuar vetëm 9 % e tyre.
Gjatë një lidhje telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN”, Mziu tha se e diela e 30 qershorit ishte një bojkot i thellë.
“Ju sjell në vëmendje se në zgjedhjet e shkuara morën pjesë 64 % e qytetarëve, ndërsa dje vetëm 9 %, madje nuk shkuan të gjitha votat për kandidatin. Ata që votuan ishin më shumë punonjës të administratës të cilët ishin të detyruar të votonin.
Sa i takon deklaratës së tij se nuk do të lërë zyrën pas zgjedhjeve, kryebashkiaku Xhelal Mziu tha se do të vazhdojë betejën juridike ndaj kësaj farse elektorale.
“Po grumbullojmë të gjitha informacionet e nevojshme për të treguar farsën elektorale, ku janë shkelur rëndë standardet e parashikuara në kodin zgjedhor. Do të vërtetojmë se procesi nuk ka qenë i rregullt. Përvecc kësaj nuk ka pasur një dekret për zgjedhjet dhe do të duhet të presim Gjykatën Kushtetuese të shprehet”, tha Mziu.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162