INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ushqimet e skaduara, AKU: Kallëzime penale dhe për subjekte biznesi të njohura [VIDEO]

KafeIN/Ushqimet e skaduara, AKU: Kallëzime penale dhe për subjekte biznesi të njohura [VIDEO]

Publikuar më: 13:34 18-06-2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, thotë se skadenca e produkteve është ndër shkeljet më të evidentuara nga inspektorët në subjektet e biznesit.
E ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, inspektorja e AKU, Asiola Dyrmishi, tha se deri tani janë sekuestruar shumë produkte të skaduara dhe për subjektet e evidentuara janë bërë kallëzime penale në prokurori.
“Nga ana tjetër do i bëja apel konsumatorit të shohin etiketat për datë e skadencës së produktit. Nëse subjekti kapet me produkte jashtë skadence ai penalizohet me gjoba, por as konsumatori nuk duhet të jetë neglizhent. Denoncimet për produktet bëhen dhe përmes internetit në faqen e AKU”, tha inspektorja e AKU.
Sipas saj, në “sitën” e AKU kanë rënë dhe subjekte të njohura biznesi të cilët kanë dhe konsum të lartë të produkteve të saj.
Znj.Dyrmishi tha se pavarësisht markës së tyre, këto subjekte janë penalizuar dhe nuk ka preferenca për asnjë prej tyre.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996