INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ulet mosha e pubertetit, mjekja:Prindër, ja si duhet t’i dalloni shenjat  [VIDEO]

KafeIN/Ulet mosha e pubertetit, mjekja:Prindër, ja si duhet t’i dalloni shenjat [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 05-04-2019

Mosha e pubertetit është ulur. Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se ndryshe nga e shkuara, sot vajzat nisin të piqen seksualisht në moshën 8-11 vjeç, ndërsa djemtë 13-4 vjeç.
Sipas saj, shenjat e pubertetit nuk nisin menjëherë, por prindërit duhet të jenë të kujdesshëm t’i shohin dhe t’i kuptojnë fëmijët e tyre.
“ Të gjitha këto shoqërohen me shqetësime psikologjike. Ndaj prindërit duhet t’i qëndrojnë pranë fëmijës së tyre, qoftë djalë apo vajzë”.
Mjekja Mustafaraj ka sqaruar se ulja e moshës së pubertetit është fenomen global, ku shkaqet duhet të lidhen me ndryshimet klimatike, ngrohja globale, ushqimet e konsumuara, uji, ajri e shumë faktorë të tjerë.
“Nuk mund ta quajmë këmbanë alarmi, por e sigurt është që jemi para një fakti që nuk e ndryshojmë dot, ndaj duhet ta pranojmë dhe të përgatitemi për ta përballuar bashkë me fëmijët”, tha mjekja obstetre gjinekologe.
Ndaj prindërit duhet t’i përgatisin fëmijët për të mos u përballur me pasojat siç janë shtatzanitë e padëshiruara apo sëmundjet seksuale të transmetueshme.
Ndiqni videon e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0037062168121338