INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ Tafë Koleci: Politikanët të lidhur me pronarët e minierave, statusi i minatorëve mashtrim [VIDEO]

KafeIn/ Tafë Koleci: Politikanët të lidhur me pronarët e minierave, statusi i minatorëve mashtrim [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 15-02-2019

I ftuar në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, kreu i sindikatës së minatorëve Tafë Koleci tha se minierat e sotme në Shqipëri janë kthyer në geto.
Kreu i sindikatës ka hedhur akuza në drejtim të politikanëve duke deklaruar se të gjithë ata kanë pjesën e tyre në miniera, duke përfituar shuma kolosale, ndërkohë që minatorët jetojnë në skamje.
Duke iu referuar situatës së minierës së Bulqizës, Koleci tha se ajo është turpi i qeverisë.
“Miniera e Bulqizës është kthyer në geto. Të gjitha minierat janë sot në duart të pista. Aty ka humbje jete dhe nuk merret vesh se kush janë”, u shpreh kreu i sindikatës së minatorëve.
Sipas tij, minatorët kanë ndërtuar shtetin por nuk fituan asgjë. Që prej vitit 2000, tha Koleci, ata duhet të kishin përfituar statusin, të cilin ja premtuan të gjitha qeveritë.
Nga ana e tyre edhe sindikatat janë të përçara duke mos bashkëpunuar për realizimin e të drejtave të minatorëve.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0026929378509521