INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Specialisti i Higjienës: Tregtia e ujit me bote, i paligjshëm [VIDEO]

KafeIN/Specialisti i Higjienës: Tregtia e ujit me bote, i paligjshëm [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 28-02-2019

Uji që tregtohet me makina që kanë depozitë, apo sic njihen ndryshe Botet, është i paligjshëm. Kështu ka deklaruar në emisionin “KafeIN”, specialisti i higjienës publike në Autoritetin Shëndetësor Rajonal, Gimjan Dokle, i cili tha se kjo tregti rrezikon shëndetin e qytetarëve. “Nga informacionet tona, këto bote mbushen në burime të padisiplinuara, të patrajtuara dhe nga analizat që kemi kryer, nga 4 burime, 3 prej tyre rezultuan me ngarkesë bakteriale”, tha specialisti i Higjienës. Por përveç kësaj, dhe depozitat e pallateve mbeten problem serioz sidomos gjatë verës. Specialisti Gimjan Dokle tha se administratorët e pallateve, minimalisht një herë në 3 muaj, dhe minimumi brenda 6 muajve duhet të analizojnë ujin e depozitave. “Uji i ndenjur është lehtësisht i kontaminuar. I takon administratorëve dhe komunitetit të analizojnë ujin në depozita. Ne u japim këshillat se si duhen mirëmbajtur depozitat”, tha doktor Gimjan Dokle. Specialisti i higjienës publike tha se për vitin 2017 ka pasur një fluks të ankesave të komunitetit për ujin e depozitave, shifra që janë reduktuar vit pas viti. Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605