INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Skandali me infermierët, urdhri nuk iu njeh diplomat, të gjithë pa punë [VIDEO]

KafeIN/ Skandali me infermierët, urdhri nuk iu njeh diplomat, të gjithë pa punë [VIDEO]

Publikuar më: 11:19 26-09-2018

Sot në KafeIN ishte i ftuar avokati Edison Hoxha. Ai erdhi si përfaqësues i studentëve të diplomuar në infermieri/mami të 3 viteve të fundit në fakultetet e rretheve pasi me punësimin e tyre po ndodh një absurd i vërtetë. Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë i cili u jep liçencën pas diplomimit e si rrjedhojë të drejtën për të punuar, nuk iu njeh titullin e infermierit.

Kjo gjë ka sjellë liçensimin e të diplomuarve në 3 vitet e fundit vetëm si mami pa pasur të drejtë të punësohen si infermierë as brenda e as jashtë vendit. Edhe pse situata për infermierë është dramatike pas eksodit masiv që po ndodh e megjithë diplomimet e reja, nuk dihet pse Urdhri i Infermierëve ka krijuar këtë ngërç. I pyetur nga Flavio Qarri avokati i infermierëve të rinj tha se ata janë të gjithë papunë ndërkohë që flasim.

Si Flavio ashtu dhe Edison Hoxha bën apel instancave të veprojnë shpejt. Në studion e KafeIN u publikuan edhe dokumenta që vërtetojnë pretendimet e të sapodiplomuarve. Për më shumë mbi këtë skandal ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm.

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499