INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Sigurimi vullnetar, Edlira Kreka: Lehtësim procedurash për emigrantët [VIDEO]

KafeIN/Sigurimi vullnetar, Edlira Kreka: Lehtësim procedurash për emigrantët [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 30-07-2019

Fondi i sigurimeve shoqërore ka lehtësuar procedurat e aplikimit për kontributet vullnetare për emigrantët.
Përgjegjësja e sektorit të sigurimeve vullnetare në këtë institucion Edlira Kreka gjatë një interviste në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri tha se sezoni veror është një mundësi e mirë për të gjithë ata emigrantë që duan të paguajnë sigurimet për periudha mujore të paplotësuara, të cilat u nevojiten për të përfituar pensionin e pleqërisë.
“Në momentin që personi vendos të hyjë në skemë, ai duhet të paraqitet në institucionin tonë dhe të lidhë kontratën për periudhën e viteve që duan të paguajnë vullnetarisht, 1-mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore. Sot pagesa mujore e kontributit vullnetar është 56 mijë lekë të vjetra, por kjo masë mund të rritet në varësi të pagesës minimale. Ndaj ne I bëjmë thirrje, të paguajnë në kohë pasi është një kosto që rritet nga viti në vit”, tha përfaqësuesja e Fondit të Sigurimeve Shoqërore.
Në rastet se ka probleme me kontributet e paguara, znj.Kreka tha se në Arkivin e institucionit mund të verifikohet nëse ndodhen dokumentat përkatëse.
Por skema e sigurimeve vullnetare vlen dhe për personat e vetëpunësuar që jetojnë brenda vendit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441