INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Siguria ushqimore, AKU: Ndëshkimet penale do frenojnë abuzuesit [VIDEO]

KafeIN/Siguria ushqimore, AKU: Ndëshkimet penale do frenojnë abuzuesit [VIDEO]

Publikuar më: 13:44 28-05-2019

Përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Mariklen Mekshi, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, tha se aksionet e AKU do të vijojnë dhe nuk do të ndalen kontrollet ndaj bizneseve që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore.
Mekshi tha se këto ditë janë bllokuar rreth 260 kg mish në një thertore në Durrës si dhe 14.5 ton birrë në doganë për mungesë të dokumentacionit nga vendi importues.
“Masat penale të miratuara do të frenojnë abuzuesit me cilësinë e produkteve ushqimore. Nuk pretendojmë se do e zgjidhim përfundimisht pasi duhet të bashkëpunojmë me qytetarët për të rritur standardet e sigurisë ushqimore.Ne duhet të ndalim praktikat e mashtrimit, falsifikimet me datat e skadencës”, tha përfaqësuesi i AKU, Mariklen Mekshi.
Sipas tij, për mungesë përgjegjësie janë shkarkuar 3 drejtues të drejtorive rajonale të AKU në qytetin e Tiranës, Durrësit,
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0031661987304688