INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ “Shpërthen” karriera e Klod Hoxhës, aktori: 3 premiera, nga USA në kinematë shqiptare [VIDEO]

KafeIN/ “Shpërthen” karriera e Klod Hoxhës, aktori: 3 premiera, nga USA në kinematë shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 14:35 05-06-2019

Ai është aktori më i preferuar për producentët për momentin. Klodi Hoxha është zhvendosur drejt SHBA ku është angazhuar në projekte kinematografike.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, aktori Hoxha tha se aktualisht 3 premiera filmi pritet të dalin në këtë sezon dhe 2 projekte të tjera janë në pritje për tu realizuar.
“Këto projekte janë pikë kyçe në karrierën time. “Internimi dhe Intermant” është një film që është xhiruar prej 2 vitesh dhe po jepet premiera botërore në “Arizona festival” ku ka marrë çmimin si filmi më i mirë i huaj.
Edhe në Los Angeles fitoi cmimin për regjinë më të mirë dhe në qershor do të jepet premiera në Shqipëri”, tha aktori Klod Hoxha.
Hoxha tregoi se ka bashkëpunuar dhe me producentë kinezë dhe një prej filmave ku luan ai është xhiruar në Kinë.
Premtiera e flimit “Ballkan blood” do të jepet në kinematë shqiptare në datën 20 qershor.
“Edhe filmi i tretë “Njeriu me këmishë” me regji të Luan Kryeziut pritet të shfaqet në kinematë tona këtë periudhë”, tha aktori Klod Hoxha.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039