INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Shezai Rrokaj: Rama gënjen, buxheti nuk mjafton, pedagogët mbështesin studentët [VIDEO]

KafeIN/ Shezai Rrokaj: Rama gënjen, buxheti nuk mjafton, pedagogët mbështesin studentët [VIDEO]

Publikuar më: 18:30 16-01-2019

Sot me Flavion, në mëngjes i ftuar ishte pedagogu i njohur dhe deputet i LSI Shezai Rrokaj. Ai foli për rezistencën e studentëve e cila vazhdon ende e pacënuar. Sipas tij Rama ka gënjyer në më shumë se një herë në raport me kërkesat e studentëve dhe se e vërteta praktike në terren është që ai nuk i ka plotësuar kushtet. Flavio e pyeti dhe për ministren e re ndaj së cilës zoti Rrokaj pati një vlerësim pozitiv personal por jo më shumë se kaq.

Nga ana tjetër në një bisedë të thelluar tek raportet akademike z.Rrokaj zbuloi shumë prapaskena politike dhe akademike nga universiteti shqiptar.

Autonomia e ligjit të ri është inekzistente dhe për më tepër një pjesë e madhe e buxhetit shkon për institucione që nuk kanë lidhje direkte por kontrollojnë sidoqoftë jetën universitare.

Për më tepër mos e humbisni intervistën:

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094