INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Sadi Vorpsi: S’ka luftë brenda PS, jemi gati për mandatin e tretë të qeverisjes [VIDEO]

KafeIN/Sadi Vorpsi: S’ka luftë brenda PS, jemi gati për mandatin e tretë të qeverisjes [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 23-07-2019

Deputeti socialist Sadi Vorpsi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se Asambleja e PS që do të mblidhet pasditen e së martës, ka në fokus të saj analizën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Vorpsi ka kundërshtuar zërat se brenda PS ekziston një luftë e brendshme.
“Pas zgjedhjeve ka ardhur koha e analizës. Zgjedhjet e 30 qershorit arritën standardet e kërkuara dhe për këtë u shprehën dhe raportet e ndërkombëtarëve. Nëse qytetarët na besojnë mandatin e tretë, do ishim gati”, tha deputeti socialist Sadi Vorpsi.
Vorpsi u shpreh dhe për ccështjen e teatrit, kauzë për të cilën shoqëria civile dhe një pjesë e aktorëve po e kundërshtojnë prej një viti vendimin për prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
“Si qytetar i Tiranës jam për ndërtimin e një teatri të ri”, tha Vorpsi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më plotë

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275