INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Rudina Degjoni: 54 mjekë nisën sot punën me bonusin 2000 euro plus pagës [VIDEO]

KafeIn/Rudina Degjoni: 54 mjekë nisën sot punën me bonusin 2000 euro plus pagës [VIDEO]

Publikuar më: 15:50 20-02-2019

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor është struktura më e re e ngritur nga ministria e Shëndetësisë që do të merret me mirëmenaxhimin e strukturave që ofrojnë kujdes shëndetësor, sic janë qendrat shëndetësore, poliklinikat, spitalet rajonale dhe spitalet bashkiake.
E ftuar në emisionin “KafeIn” me moderatorin Flavio Qarri, drejtoresha e drejtorisë rajonale për Tiranën e Operatorit të Shërbimeve Shëndetësore, Rudina Degjoni, tha se çdo mjek që do të dëshirojë të punësohet në rrethe do të përfitojë një bonus 2.5 milionë lekë të vjetra plus pagës mujore.
“Ky bonus jepet çdo muaj sipas kontratës që do të lidhin me spitalin i cili ka nevojë për të plus pagës mujore të tij.
Bëhet fjalë për 54 mjekët e parë të qendrave shëndetësore që nisin sot punën. Shpërndarja e tyre është nga veriu në jug, në zonat e thella malore të cilët do të ofrojnë profesionalizmin e tyre për banorët e këtyre zonave”, tha Degjoni.
Sipas drejtoreshës rajonale të Tiranës, janë kryer 103 aplikime në total për mjek familje, dhe 54 të parët nisin zyrtarisht punën sot.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434