INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Rishfaqet Mr.Elvis: Hiti i verës, reperat e vjetër në një klip së bashku  [VIDEO]

KafeIN/Rishfaqet Mr.Elvis: Hiti i verës, reperat e vjetër në një klip së bashku [VIDEO]

Publikuar më: 13:54 14-06-2019

Mr.Elvis është një nga këngëtarët e hershëm të muzikës rap në Shqipëri i cili ka në plan të rikthehet në muzikë, por jo vetëm.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Mr.Elvis tha se ka përfunduar tashmë kënga ku do të marrin pjesë këngëtarë si Stine.
“Na kanë kërkuar të rikthehemi. Muzika është përfunduar po ashtu dhe klipet. Ne do të japim mesazhin tonë sepse rep është muzika e rrugës dhe ka mesazh”, tha Mr.Elvis.
Reperi i njohur tha se gjatë këtyre viteve largim nga muzika, jeta e tij ka marrë kthesë tjetër.
“Kam një vajzë dhe po shijoj familjen. Të qënit baba është një gjë e bukur”, tha Mr.Elvis.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887