INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Rikthehet Argjend Lloga: Muzika, pasioni im dhe në USA [VIDEO]

KafeIN/Rikthehet Argjend Lloga: Muzika, pasioni im dhe në USA [VIDEO]

Publikuar më: 15:06 24-07-2019

Argjend Lloga rikthehet në muzikë me një duet me Dorina Plakun, e njohur si producente e produksioneve muzikore.
Në një intervistë në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, Argjendi tregoi se prej 10 vitesh jeton në USA.
“Pas një jave kënga “Grimcë parajse” del premierë. Mendoj se do të jetë një super hit”, tha Dorina e cila në profesion është artiste pasi ka mbaruar Akademinë e Arteve.
Nga ana e tij, Argjendi tha se këngët e tij kanë qenë gjithmonë patriotike ose kurbeti.
“Nëse është materiali i mirë ose kënga e bukur, unë e realizoj”, tha Argjendi.
Ai ka konfirmuar se dhe kënga me të vëllain Florin ka pasur sukses të madh.
Argjendi thotë se dhe në USA ka nisur të punojë në biznesin e tij, por ai ndihmon dhe artistët e rinj që duan t’i përkushtohen muzikës.
“Artistët me të cilët merrem janë nga pjesa e veriut të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe një pjesë e Kosovës. Ne jemi shqiptarë nga Maqedonia, ndërsa stërgjyshërit tanë janë nga Mati”.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0031018257141113