INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Reforma zgjedhore, Kume: Duhet vullnet politik, është vonë për zgjedhjet e 30 qershorit

KafeIN/Reforma zgjedhore, Kume: Duhet vullnet politik, është vonë për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar më: 13:10 26-03-2019

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspert i ligjit zgjedhor Kristaq Kume, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” është shprehur skeptik sa i takon standardit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Sipas tij, megjithë premtimet e dhëna nga qeveria socialiste për punën që ka nisur me reformën zgjedhore, disa hapa duhet të ishin hedhur me kohë, ndaj edhe në këto zgjedhje do të kemi të njëjtat pritshmëri.
"Eshtë e vërtetë se në Shqipëri ekziston legjislacion i mirë por problem mbetet zbatimi. Nëse partitë politike do të donin të realizonin ato cka thuhet në ligj, demokratizimin e zgjedhjeve, nuk do të kishim këtë situatë ku jemi”, tha eksperti i ligjit zgjedhor.
sipas tij, në ligj thuhet se administrata zgjedhore duhet të jetë e politizuar, gjë që mbetet një problem serioz ende i pazgjidhur.
Kume tha se kriza politike që kanë prodhuar dy partitë e mëdha e zbehin edhe më shumë optimizmin për realizimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824