INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ralf Gjoni kundër rezolutës së PS: Meta, lojtar i vërtetë [VIDEO]

KafeIN/Ralf Gjoni kundër rezolutës së PS: Meta, lojtar i vërtetë [VIDEO]

Publikuar më: 10:57 14-06-2019

Deputeti i ri në Kuvendin e Shqipërisë Ralf Gjoni i ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri se i duhet dhënë fund bajraktarëve të vjetër në politikë dhe t’u hapet rruga elitave të reja.

Gjoni tha se bajraktarët e vjetër po mbajnë peng zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
“Ata duan të na mbajnë peng por kësaj i duhet dhënë fund.
Sistemi nuk thyhet me ëndërra por me akte parlamentare. Sistemi zgjedhor ndryshon në parlament, jo në rrugë”, tha deputeti i dalë nga listat e LSI, anëtar i grupit të pavarur, Ralf Gjoni.
Deputeti i ri tha se nuk e ka firmosur rezolutwn qw u miratua dje nw kuvend pasi wshtw kundwr akteve qw bien ndesh me ligjin.
"A e votuan Metwn si president? Nwse nuk e donin pse e votuan? Rezoluta ishte e kotw, le tja lwnw KQZ tagrin pwr tw shfuqizuar dekretin e presidentit", u shpreh Ralf Gjoni.
I pyetur për seancën e djeshme në kuvend, Gjoni tha se politika e vjetër e quan shtetin pronë, partinë pronë dhe listat zgjedhore po ashtu.
“Këtu është lufta, ne këtë duam ta ndryshojmë”, u shpreh Gjoni.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003087043762207