INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Qendra e fëmijëve, Fatjon Sulstarova: Turizëm kulturor nëpër Shqipëri [VIDEO]

KafeIN/Qendra e fëmijëve, Fatjon Sulstarova: Turizëm kulturor nëpër Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 02-08-2019

Edhe fëmijët mund të jenë ambasadorë të kulturës. Qendra Kombëtare e Fëmijëve dhe Teatri i Kukullave gjatë muajit qershor kanë dhuruar emocione për fëmijët në mbarë vendin, përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, drejtori i këtyre institucioneve, Fatjon Sulstarova, tha se shfaqjet live janë pëlqyer nga fëmijët pa masë sa ata kanë kërkuar t’i kenë sërish artistët dhe fëmijët e qendrës kombëtare të fëmijëve.
“Fëmijët i panë nga afër kukullat, u takuan me aktorët që luanin personazhet e tyre të dashur. Ne kemi qenë në 8 qytete të Shqipërisë, nga jugu në veri. Kemi dhënë shfaqje dhe në Sarandë për turistët e huaj. Ky aktivitet zgjati nga 10 qershori deri në 15 korrik dhe tani rikthehemi në shtator”, tha drejtori Fatjon Sulstarova.
Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare për Fëmijë, interesi i prindërve për të dërguar fëmijët në kurset që ofron qendra është i madh.
“Në qendër ka programe për pikturë, këngë, balet. Aty fëmija zgjedh nëse do të vazhdojë drejtimin për këto programe. Interesi ka ardhur në rritje pasi këto kurse ofrohen falas”, tha Sulstarova.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428