INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Praktikat klinike verore, studentet e Mjekësisë: Për herë të parë shohim laboratorë modern [VIDEO]

KafeIN/Praktikat klinike verore, studentet e Mjekësisë: Për herë të parë shohim laboratorë modern [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 12-07-2019

Studentët e Masterit Shkensor, në degën “Teknikë Laboratori” në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë po kryejnë praktikat mësimore verore pranë Laboratorit të Kontrolit Bazë Shëndetësor.
Dy studentet Jorida Asabella dhe Gloria Stafaj, ishin të ftuara në emisionin “KafeIN” dhe, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, u shprehën se kjo është hera e parë që ato kryejnë praktikat në laboratorë bashkohorë.
“Në 3 vitet e ciklit Bachelor kemi kryer praktikat në fakultet por aty nuk ka laboratorë të këtij niveli. Kjo është hera e parë që ne shohim nga afër laboratorë modernë. Edhe në qytetet nga vijmë shohim mungesë të këtyre laboratorëve në sistemin publik”, u shprehën vajzat.
Gjatë intervistës, studentet thanë se janë 116 të rinj të degës “Teknikë Laboratori” që do të kryejnë praktikat gjatë sezonit veror.
“Praktikat do të kryhen në grupe me nga 12 persona. Secili grup do të kryejë 2 javë praktikë pranë Laboratorit të Chek-upit. Besoj se është një kohë e mjaftueshme për ne. Që prej lëvizjes studentore në muajin dhjetor, situata është përmirësuar. Dikur praktikat bëheshin në shkollë, sot ne prekim nga afër pajisjet moderne bashkohore”, thanë Jorida dhe Gloria.

Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune. Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Paktit për Universitetin, Ministria në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107