INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Përgjimet për zgjedhjet e 2017, Agron Duka: Kam marrë votat e Avdylajve, i kam pasur komshinj [VIDEO]

KafeIN/Përgjimet për zgjedhjet e 2017, Agron Duka: Kam marrë votat e Avdylajve, i kam pasur komshinj [VIDEO]

Publikuar më: 11:26 25-06-2019

 Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se e diela e 30 qershorit do të jetë dita kur qytetarët do të qeshin me farsën politike që do të organizojë Partia Socialiste.

“Dekreti i presidentit është ligjor dhe do të thotë se s’ka zgjedhje më 30 qershor.
Nga ana tjetër edhe logjikisht mendoj se nuk kanë se çfarë të zgjedhin sepse do të ketë vetëm një ofertë”, tha kreu i PAA, Agron Duka.
Si ish-deputet i zonës së Shijakut, Duka ka mbrojtur këtë zonë aq të përfolur për grupet kriminale.
“Shijaku është hiperbolizuar për krime. Nëse i referoheni Avdylajve, këta janë segmente të një familje të madhe por s'mund të njolloset familja për një segment. Unë jam përfolur sikur kam pasur lidhje me ta në fushatat elektorale që kam zhvilluar në atë zonë.
Në përgjime kam dalë dhe unë sikur kam pasur lidhje me ta. Këta elementë që diskutohen në përgjime, s’kanë qenë në Shijak. Fushatat e vitit 2007 kur isha në aleancë me PS i kam bërë vetë dhe Dako s’vinte as te Ura e Shijakut. Unë i kam pasur votat e familjes së Avdylajve në atë kohë, sepse i kam pasur komshinj”, tha Duka.
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur dhe për zgjedhjet e 2017 në Durrës ku ai nuk mori mandatin e tij edhe pse ishte i pesti në listën e kandidatëve të PD për këtë qark.
“Nuk jam surprizuar nga përgjimet. Nuk kishte ndodhur kurrë që PD të mos merrte 5 mandate në qarkun e Durrësit. Kam qenë vetë në terren dhe kam parë vetë mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.
Fakti që ata morën shumë kandidatë vërtetoi atë që kisha parashikuar. Aq vota diferencë midis PS-PD nuk ka pasur as në ’97”, tha kreu i PAA, Agron Duka.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917