INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Përgjimet, Mirela Kumbaro: Këtë vend do ta bëjnë gratë, Basha s'e merr peng Shqipërinë [VIDEO]

KafeIN/Përgjimet, Mirela Kumbaro: Këtë vend do ta bëjnë gratë, Basha s'e merr peng Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 11:19 20-06-2019

Deputetja socialiste Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se dalja e përgjimeve në media ka lidhje me opozitën dhe është fabrikuar prej saj.
Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se kjo është zile alarmi për prokurorinë.
“Pak ditë më parë kryeprokurorja ka kërkuar me të drejtë hetime brenda institucionit për dekonspirimin e dosjeve të përgjimit.
Në kohën që isha ministre për cështje administrative jam përballur me sistemin e drejtësisë, ku në gjykata merreshin vendime në dëm të interesit publik”, tha Kumbaro.

E pyetur në lidhje me përgjimet nëse do të ketë arrestime për persona që mund të kenë shkelur ligjin, deputetja e PS tha se i vetmi gjykim duhet të vijë nga drejtësia.

Ish-ministrja Kumbaro tha se kreu i opozitës nuk e merr dot peng Shqipërinë. Ajo ka mbështetur deklaratat e zonjave deputete, ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetja Rudina Hajdari.
"Kanë folur zonjat demokrate dhe unë jam dakord me to. Dhe po ju them se këtë vend do ta bëjnë gratë në të ardhmen", tha deputetja socialiste Mirela Kumbaro.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0031528472900391