INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Partia e Romëve, Rivelino Çuno: Në koalicion me Bashën por s’jemi për protesta të dhunshme [VIDEO]

KafeIN/Partia e Romëve, Rivelino Çuno: Në koalicion me Bashën por s’jemi për protesta të dhunshme [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 13-03-2019

Komuniteti rom nuk është i papërfaqësuar në politikë. Lideri i partisë së komunitetit rom, Rivelino Çuno, ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ku tha se partia e tij ka 32 degë të saj në rrethe dhe është rreshtuar në koalicion përkrah opozitës. “Ne jemi në hapat kur duhet të ndërgjegjësojmë të gjithë komunitetin për situatën ku ndodhemi. Por ne nuk jemi për protesta të dhunshme. Ne duam të reagojmë në mënyrë paqësore”, tha kreu i partisë së komunitetit rom. Kreu i romëve, Rivelino Çuno tha se komuniteti rom ka probleme ende të pazgjidhura, mospërfaqësimi, diskriminimi, ndaj duhet të rritet ndërgjegjësimi i këtij komuniteti për të votuar përfaqësuesit e saj në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0019950866699219