INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Pakti i Universitetit, Haxhiu: 200 studentët më të mirë do të punësohen këtë vit në administratë [VIDEO]

KafeIN/Pakti i Universitetit, Haxhiu: 200 studentët më të mirë do të punësohen këtë vit në administratë [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 30-04-2019

Për zvministren e Arsimit Lori Haxhiu, pakti i Universitetit po përmbush kërkesat e studentëve që protestuan në dhjetorin e shkuar.
Sipas saj, dy prej tyre, stazhet profesionale dhe punësimi i studentëve ekselentë po realizohet në të gjithë strukturat e administratës.
"Këtë vit u ofruan 2071 vende të reja për të kryer praktikat e punës në administratën vendore dhe në biznese private.
Për vendet e praktikës aplikuan 3 mijë të rinj.
Sot janë 951 studentë që kryejnë praktikat 3-mujore që përfundon në qershor.
Pas përfundimit të internshipit, 200 më të mirët do të fitojnë të drejtën të punësohen në administratë duke nënshkruar një kontratë 1-vjecare", u shpreh zvministrja Haxhiu.
Një tjetër pikë e realizuar e paktit të Universitetit, është biblioteka dixhitale ku të rinjtë mund të gjejnë aty botimet shkencore që u nevojiten për të thelluar njohuritë akademike.
Po ashtu, sipas zvministres Haxhiu janë bërë transparente përmes një portali, buxhetet e universiteteve dhe CV e pedagogëve.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0027768611907959