INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ Okulistja Oriada Agalliu: Sindroma “eye strain”, interneti po na shkatërron shikimin [VIDEO]

KafeIn/ Okulistja Oriada Agalliu: Sindroma “eye strain”, interneti po na shkatërron shikimin [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 21-02-2019

Celulari dhe kompjuteri po na rrezikojnë çdo ditë shikimin.
Syri lodhet, plaket deri dhe verbohet, nëse qëndrimi i gjatë në telefon bëhet i pashmangshëm.
Mjekët okulistë japin alarmin për rritjen e numrit të personave që shfaqin sindromin e “eye strain” apo lodhja e syrit.
E ftuar në emisionin “KafeIn”, mjekja okuliste Oriada Agalliu tha gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, tha se nuk duhet tepruar me kohën e qëndrimit para aparateve të telefonisë dhe pajisjet e tjera elektronike.
“Shenjat e sindromit “eye strain” fillon me dhimbje koke, sysh, probleme me përqëndrimin, pamjet dyshe. Por këto probleme përmirësohen nëse bëni një gjumë të mirë”, tha mjekja okuliste.
Mjekja tha se problemet e shikimit lidhen dhe me sëmundjen e anemisë që rrezikon pamjen.
Më tej ajo shpjegoi se një tjetër pasojë e qëndrimit të gjatë në telefon është tharja e syrit.
Mjekja okuliste këshillon se kur ne fokusohemi në telefon apo kompjuter, brenda 1 minute ne duhet ti pulisim sytë 15 herë rresht dhe syri fillon të njomet.
Një tjetër pasojë e qëndrimit në kompjuter është dhe miopia që sipas mjekes Oriada Agalliu, është rritur ndjeshëm tek fëmijët.
Megjithëse s’ka një teori të faktuar për shfaqien e miopisë, mjekja okuliste Oriada Agalliu, tha se prindërit duhet të largojnë aparatet celulare nga fëmijët, dhe t’i mbajnë ata në kontakt sa më shumë me njerëzit dhe natyrën.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539