INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Nora Malaj: ''Xhisiela'' tregon që parimet e shtetit të së drejtës kanë rënë [VIDEO]

KafeIN/ Nora Malaj: ''Xhisiela'' tregon që parimet e shtetit të së drejtës kanë rënë [VIDEO]

Publikuar më: 13:00 01-10-2018

Sot në KafeIN, në Intv dhe In Radio 105.7, pati një ndërhyrje telefonike nga deputetja e LSI Nora Malaj. Në një intervistë për Flavio Qarrin, ajo u shpreh e shqetësuar nga trajtimi i rastit si nga media, por edhe nga politika. Shkaku i kontaktimit të zonjës Malaj është mbi të gjitha, fakti se ajo është deputete e zonës ku banojnë protagonistët e këtij skandali, që i ka kaluar përmasat e një abuzimi në çift. Zonja Malaj, deklaron se: gjithë ç’ka ndodhur me Xhisiela Malokun, thjesht, tregon rënien e shtetit në duart e krimit.

Të gjitha instancat e ngarkuara për të parandaluar, vepruar e gjykuar një vepër të tillë e kanë braktisur detyrën e tyre. Sipas znj. Malaj, ajo shprehet edhe në emër të vajzave dhe grave të tjera të Qarkut dhe zonës së Krujës, pasi është territori ku ka më shumë probleve në lidhje me të drejtat e gruas. Gjithashtu, ajo denoncoi sërish përhapjen masive të kultivimit të bimëve narkotike në zonën ku ajo është deputete.

E pyetur nëse është “horr” nën/komisar Emiljano Nuhu, ajo u shpreh se: z.Nuhu thjesht ka bërë detyrën e tij përballë forcave me të cilat nuk mund të matej. Nora Malaj bëri gjithashtu apel për protestën që zhvillohet sot, por për intervistën e plotë mund të klikoni në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613