INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Nora Malaj: Edo të dua, filxhani që sheh është dashuri-urrejtje për Ilirin dhe Monën [VIDEO]

KafeIN/Nora Malaj: Edo të dua, filxhani që sheh është dashuri-urrejtje për Ilirin dhe Monën [VIDEO]

Publikuar më: 13:09 17-06-2019

Ish-deputetja Nora Malaj e ftuar në emisionin “KafeIN” ka mbrojtur lëvizjen e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Malaj tha se presidenti nuk është kukull, por situata është çuar në këtë vend nga vetë kryeministri Rama.
Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Malaj ka bërë dhe një deklaratë ndaj kryeministrit.
“Edo të du fort, e kam pasur shok fëmijërie dhe atëherë ishte një djalë i frustruar. Them se ai po bën rolin e tij. Më përmende emrin dhe më bëre faktor. Lotët që nxjerr e ti tallesh i kam të vërteta pasi kam përgjegjësi për kapitalin human ku kam investuar”, tha ish-deputetja Nora Malaj.
Lidhur me filxhanin që Rama tallet me Monikën dhe Ilirin, Malaj thotë se ai ka ngritur një fushatë dashuri-urrejtje daj Metës dhe Monikës.
“Por Meta e solli në pushtet, në kohën kur ishte kryebashkiak i dha gjithë suportin për prishjen e kjoskave. Meta i besoi Ramës dhe kur brenda LSI kishte kundërshti për këtë aleancë pushteti që pati LSI-PS”, tha Nora Malaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994