INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Talljet me ngatërresën e vargjeve nga Gent Cakaj, zv/ministri i Jashtëm Xhafaj: Ishte lapsus [VIDEO]

KafeIN/Talljet me ngatërresën e vargjeve nga Gent Cakaj, zv/ministri i Jashtëm Xhafaj: Ishte lapsus [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 04-03-2019

Samiti i Diasporës mblodhi në Tiranë këtë fundjavë, më shumë se 1200 personalitete të suksesshëm shqiptarë që jetojnë në më shumë se 30 vende të huaja.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, zv/ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj tha gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, se në fund të tij, u arritën disa përfundime do të përpilohen në një dokument të rëndësishëm që do të jetë baza e politikës shtetërore për të vazhduar bashkëpunimin me diasporën.
“Synimi i këtij takimi ishte të dëgjohej diaspora. Personalitetet e rëndësishme që ishin të ftuar vendosën komunikimin me institucionet dhe me njëri-tjetrin. Mund të themi se ishte një takim i suksesshëm”, tha zv/ministri Xhafaj.
I pyetur nëse Samiti u përdor dhe në kontekstin politik nga personalitetet politike, jo vetëm të Tiranës, por dhe nga Kosova e rajoni, Xhafaj tha se aktualiteti politik nuk mund të përjashtohej nga zhvillimet e fundit, shqetësimet kryesore për të cilat ishin të interesuar dhe të pranishmit.
Moderatori Flavio Qarri e ka pyetur zv/ministrin Xhafaj edhe për ngatërresën e poezisë nga ministri në detyrë i Jashtëm Gent Cakaj, që u bë virale në internet.
Xhafaj e ka cilësuar lapsus, ngatërresën e vargjeve të poetit Naim Frashëri, pa dashur t’i japë më shumë rëndësi talljeve me këtë incident.
I pyetur për samitin e Diasporës, nëse ishte vërtet samit apo meeting, zv/ministri i Jashtëm tha se më shumë sesa emri, ky event ia arriti qëllimit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881