INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mbrëmja e Maturës, gjimnazistët: Festat tona janë luksoze, duhet të jenë më të thjeshta [VIDEO]

KafeIN/Mbrëmja e Maturës, gjimnazistët: Festat tona janë luksoze, duhet të jenë më të thjeshta [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 05-07-2019

Mbrëmja e Maturës është kthyer në traditë që të shndërrohet në eventin më të rëndësishëm të çdo maturanti në Shqipëri, i cili mbyll ciklin e arsimit parauniversitar.
Regisa Koxhaj dhe Denis Dervishi, dy maturantët e gjimnazit “Partizani” në Tiranë thanë gjatë një interviste në emisionin "KafeIN" se shpenzimet për festën e Maturës janë të mëdha dhe shumë prej bashkëmoshatarëve nuk i përballojnë dot.
“Këto janë shndërruar në festa luksi dhe jo të gjithë munden ti përballojnë. Unë shpenzova rreth 400 mijë lekë të vjetra për mbrëmjen e Maturës”, tha Regisa.
Kurse djemtë thonë se shpenzojnë disa fish më pak por gjithsesi këto festa organizohen shumë më ndryshe se jashtë vendit.
“Do të dëshironim që mbrëmja e Maturës të ishte më e thjeshtë dhe të shijohej më shumë. Sot i gjithë ky shpenzim bëhet më shumë për fotot që postohen në rrjetet sociale dhe mbrëmja i ngjan pak a shumë një ceremonie dasme”, tha Denisi, maturanti tjetër gjatë intervistës në emisionin “KafeIN”.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053