INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Marko Caka: Këtu ka aktorë të mirë humori që mund të prekin Hollivudin [VIDEO]

KafeIN/Marko Caka: Këtu ka aktorë të mirë humori që mund të prekin Hollivudin [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 25-04-2019

Një dekadë jashtë vendit, por aktori shqiptar Marko Caka i cili prej 10 vitesh jeton në USA, rikthehet herë pas here me dëshirë në atdhe.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, aktori Caka ka treguar për karrierën e tij në “tokën e premtuar”, kontinentin amerikan.
“Unë kam pasur fatin që 5 vjet më parë të filloj aktor në një serial të njohur, pjesë skenike, i transmetuar dhe këtu në Shqipëri, e më pas me një edicion të rastësishëm të filmit të Spealberg, për një karakter. E mora me sportivitet, bëra një stand-up, u pëlqeva dhe pas një muaji më konfirmuan se kisha fituar”, tha aktori Marko Caka.
Në lidhje me njohjen me kolegët e tij shqiptarë që jetojnë në USA apo dhe këtu në Shqipëri, ai ka shprehur vlerësim për aktorë humori si Bes Kallaku dhe Gaz Paja të cilët mund të kenë të ardhme jashtë.
Po ashtu Caka ka vlerësuar dhe skenarin e filmit “2 gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit që sipas tij mund të jetë i denjë për kinematë amerikane.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0028440952301025