INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ligji i ri për Kadastrën, drejtoresha e ALUIZNI, Frroku: 80 % e pronave nuk gjenden në hartë [VIDEO]

KafeIN/Ligji i ri për Kadastrën, drejtoresha e ALUIZNI, Frroku: 80 % e pronave nuk gjenden në hartë [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 11-03-2019

Më 21 mars hyn në fuqi ligji i ri për Kadastrën i cili do të bashkojë 3 institucione që deri më tani prodhonin tituj pronësie secili, duke shkaktuar jo pak probleme tek qytetarët.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, drejtoresha e Aluiznit, Tirana2, tha se ekspertët e Bankës Botërore kanë dalë me një përfundim se 80 % e pronave të regjistruara në Shqipëri janë me gabime hartografike.

"Ligji i ri parashikon bashkimin e Zyrës për regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ALUIZNI-it dhe Agjencisë së Inventarizimit të Pronave Publike në një agjenci të vetme e cila do të krijojë një hartë të re digjitale.
Harta e re digjitale do të zgjidhë përfundimisht problemin e mbivendosjes së titujve të pronësisë”, tha drejtoresha Frroku.

Drejtoresha e ALUIZNI-t, tha se në janar të 2017 u miratua dhe VKM-ja nr.19 e cila i hapi rrugë legalizimit të pallateve qoftë në emër të ndërtuesve kur ato janë deklaruar nga ky i fundit, por dhe në rast se pallatet janë braktisur nga ndërtuesi.
“Procedurat vazhdojnë në emër të banorëve sipas kontratave të porosisë që ata kanë lidhur me firmën ndërtuese”, tha drejtoresha e ALUIZNI-t, Tirana 2.
Sa i takon procesit të legalizimeve, zonja Frroku tha se ky proces është drejt përfundimit
“Në vitin 2006 u miratua ligji "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve/zonave informale.
Nga viti 2014 e këtej është dhënë një numër i lartë lejesh legalizimi, duke e futur këtë proces tashmë në fazën përmbyllëse të tij.
Në ligj është i parashikuar viti i ndërtimit për të cilin do të ligjërohen këto objekte që është data 27 qershor 2014 dhe që gjenden në ortofoton dixhitale.
Ndërtimet e kryera pas kësaj periudhe janë objekt i kodit penal”, tha drejtoresha e ALUIZNI-t, Tirana 2.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037