INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ledion Lako: Task Force zbarkon në bregdet, masa penale për moszbatimin e ligjit [VIDEO]

KafeIN/Ledion Lako: Task Force zbarkon në bregdet, masa penale për moszbatimin e ligjit [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 27-06-2019

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri tha se Task Force ka nisur punën për monitorimin e zonave bregdetare për të verifikuar zbatimin e vendimit të qeverisë në lidhje me menaxhimin e zonava turistike.
Kreu i AKB tha se brenda 10 ditëve do të publikohet raporti me rezultatet e këtij monitorimi.
“Task Force do të përmbledhë në një raport gjithë situatën në terren dhe më pas do t’i dërgohen masat administrative bashkive që nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për menaxhimin e territorit në zonat turistike.
Po ashtu masa administrative do ti dërgohet dhe bizneseve që do të kapen me shkelje.
Në rast se nuk do të ketë reflektim, këtyre bizneseve s’do tu jepet leje për ushtrimin e aktivitetit vitin e ardhshëm.
Në kontratat që bizneset lidhin me bashkitë kanë për detyrë të zbatojnë ligjin sic janë siguria në plazhe, vendosja e rojeve bregdetare apo menaxhimi i territorit.
Ne do të kërkojmë vrojtuesit e plazhit që nuk është vetëm një shpëtues jete por i jep ndihmë qytetarëve në cdo rast ”, tha drejtori i agjencisë së Bregdetit Ledion Lako.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203